U arrestua një ditë më parë vrasjen e Altin Alikajt në Vlorë, Report Tv siguron foton e autorit të dyshuar

U arrestua një ditë më parë vrasjen e Altin Alikajt në Vlorë, Report Tv siguron foton e autorit të dyshuar

Autori i dyshuar Shazi Ahmetaj dhe viktima Altin Alikaj

Report Tv ka siguruar foton e autorit të dyshuar për vrasjen e Altin Alikaj në lagjen 24 maji të qytetit të Vlorës. Autori Shazi Ahmetaj me origjinë nga Kolonja e Lushnjës u arrestua edhe shoku i tij Mario Kipkiu që dyshohet se ndihmoi të largohej. Ahmetaj nuk e ka pranuar krimin, por ka pranuar se e njihte viktimën dhe kishte shoqëri e qëndronte me të.

Një ditë më parë policia zbardhi vrasjen e Altin Alikajt, trupi i të cilit u gjet i pajetë në banesën e tij në Vlorë nga e ëma, ndërsa ishte shpallur në kërkim 8 ditë para se të gjendej i vdekur! Policia arrestoi dje shtetasin Shazi Ahmetaj, 23 vjeç si dhe shokun e tij Mateo Kiptiu, 30 vjeç.

Report Tv ka zbardhur pistat e hetimit ku po hetohet vrasja e Altin Alikajt në Vlorë. Një nga pistat ku po hetohet është ajo e lëndëve narkotike pasi viktima njihej si përdorues i drogës dhe autori është më precedent në fushën e narkotikëve. Nuk përjashtohet as fakti se viktima mund t’i ketë pasur borxh autorit, çka ka çuar në përplasje mes tyre. Të dy njiheshin dhe qëndronin bashkë, sipas burimeve nga policia.  Një tjetër pistë mbetet ajo e grabitjes së viktimës. Alikaj kohët e fundit kishte shuma të konsiderueshme në duar.

Ngjarja u regjistrua në lagjen "24 Maji", teksa Alikaj ishte shpallur në kërkim që prej datës 11 shkurt, ndërsa denoncimin në polici e kishte bërë kushëriri i tij. Në trupin e 46-vjeçarit është gjetur një plumb në shpatull, nga krahu i zemrës si dhe një frakturë në kokë, ku dyshohet se është goditur me sende të forta.

Nga ana tjetër, familjarët e tij dyshonin se vrasja ishte e mirëorganizuar. Sipas tyre, autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë dhe po ashtu kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës. Po ashtu ata kanë deklaruar se në banesë kanë gjetur edhe një sëpatë me gjak, me të cilën dyshohet se është goditur viktima.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, lëshohen urdhër-arreste për dy efektivë dhe një ish-polic

Operacioni i SPAK, lëshohen urdhër-arreste për dy efektivë dhe një ish-polic