U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, 33-vjeçarja ruse kërkon azil politik në Shqipëri: Nëse ekstradohem më rrezikohet jeta nga Putin

U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, 33-vjeçarja ruse kërkon azil politik në Shqipëri: Nëse ekstradohem më rrezikohet jeta nga Putin

Rusja Svetlana Timofeeva

Svetlana Timofeeva, rusja e arrestuar në vendin tonë pasi u kap duke hyrë në uzinën e Gramshit, ka kërkuar azil politik në Shqipëri. 33-vjeçarja po mbahet në burg në vendin tonë për sulmin ndaj ushtarëve në uzinën e Gramshit dhe me dyshimin se do merrte informacione sekrete.

Por, nga ana tjetër Rusia ka kërkuar ekstradimin e Timofeevës, pasi kërkohet në vendin e saj për spiunazh. 33-vjeçarja ka refuzuar ekstradimin në Rusi, ndërsa mësohet se tashmë ka kërkuar azil politik në vendin tonë, me argumentin se nëse kryhet procesi i ekstradimit do t’i rrezikohet jeta në Rusi.

Kërkesa i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit për Migracionin dhe Azilin si dhe Policisë së Kufirit në Tiranë. Në letrën dërguar këtyre institucioneve,  33-vjeçarja shkruan se ajo ka dalë hapur kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe për këtë arsye mund t’i rrezikohet jeta. Letra mban firmën e avokatit të saj mbrojtës, Isuf Shehu.

Në këtë kërkesë për azil politik, Timofeeva barazon misionin e medias me atë të blogerimit dhe sjell në vëmendje një rast të dënimit të një gazetareje ruse në vitin 2020. Ajo thotë se gazetarja Svetlana Prokopyeva u dënua nga një gjykatë ushtarake pasi kritikoi Rusinë në një transmetim në radio. 33-vjeçarja thotë se nëse Shqipëria pranon kërkesën e ekstradimit në Rusi edhe ajo do t’i nënshtrohet trajtimit çnjerëzor dhe torturues.

Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 me bashkëkombësin e saj Mikhail Zorin dhe ukrainasin  Fedir Alpatov pranë ish-uzinës së armëve në Ballsh teksa kur i pikasën nga dy ushtarakë i sulmuan me spraj kimik. Në Shqipëri, të tre të huajt  akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

Rusia kërkon ekstradimin e 33-vjeçares pasi atje është e akuzuar për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, por deri më tani ajo ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/03/2023 01:10

    Dhelpra,genjen dhe e krahason veten padrejtesisht me gazetaret.Thjesht deboheni,ne Shqiperi te mos qendroje me,por dhe ne Rusi mos e dergoni,le te shkoje ku te doje dhe le te behet dhembja e kokes e dikujt tjeter,sepse ve bast qe kudo qe te shkoje,te njejtin zanat do beje e te njejtat direktiva do te ndjeke.

    Përgjigju
  • Roni: 13/03/2023 10:30

    Tani po ka lezet. Bile bile nqs nuk e ke bezdi po te emerojme zv.ministre te mbrojtjes meqe je dhe e fushes

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/03/2023 09:14

    Shteti jo po Edvin shkjau shqipfolës, kjo dhe grupi i saj janë agjent serborus të Putinit njashtu si vet Edvin tradhtari . Tani kinse azil blla blla e do legalizohen në Shqipri plus edhe zyra do ken

    Përgjigju
  • A. N.: 13/03/2023 08:10

    Loje e piset e shtetit tone qe akuzon pa baza dike per spiunazh nderkohe qe kete mund ta prese burgu ne vendin e vet ngaqe ka folur keq per regjimin e Putinit. Nje spiun qe thote aman mos me dergoni ne vendlindje cfare lesh spiuni mund te quhet?

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 13/03/2023 09:11

      Sa te zgjuar i kemi komentuesit ,po te ishte per mendjen e tyre shqiperia do te ishte vendi i pare per politike ,o pika pika komentit .

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim