Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradohet, rusja e akuzuar për spiunazh do të qëndrojë në Shqipëri! Avokati: Vendim i drejtë

ELBASAN- Svetlana Timofeeva nuk do të ekstradohet në Rusi. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Elbasanit e cila ka vendosur që të mos pranojë kërkesën për ekstradim të Rusisë me argumentin se i rrezikohet jeta. 

Ishte prokuroria ajo që kërkoi mospranimin e kërkesës së ekstradimit nga shteti rus me arsyet se në vendin e saj nuk do t’i sigurohen të drejtat ligjore sipas konventës së të drejtave të njeriut, teksa në Shqipëri ka një proces penal në ngarkim të saj. Në të njëjtën linjë ishte dhe qëndrimi i avokatit mbrojtës Fatmir Lushi, e për pasojë gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të mos e ekstraduar.

Përmes një deklarate për shtyp, avokati mbrojtës i Timofuevës, Fatmir Lushi shprehet se ky vendim i gjykatës është mëse i drejtë.

“Nëse kjo shtetase do të ekstradohej në Rusi, do të persekutohej pasi ishte një vepër penale tërësisht e sajuar nga autoritetet ruse, thjesht për ta çuar në Rusi pasi kjo shtetase ka qenë kundër regjimit. Vendimi i Gjykatës është tërësisht i bazuar në prova, por edhe në përputhje të plotë me qëndrimin që ka mbajtur kolegji i Gjykatës së lartë në vitin 2021 në raste të ngjashme”- shprehet mbrojtja e Timefoeva. 

Svetlana Timofeeva u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 me bashkëkombësin e saj Mikhail Zorin dhe ukrainasin  Fedir Alpatov pranë ish-uzinës së armëve në Gramsh teksa kur i pikasën nga dy ushtarakë i sulmuan me spraj kimik. Në Shqipëri, të tre të huajt  akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

Rusia kërkonte ekstradimin e 33-vjeçares pasi e akuzonin për “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, por e reja këroi azil politik duke thënë se ka dalë hapur kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe për këtë arsye mund t’i rrezikohet jeta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik