Itali/ U arrestua për drogë, dënohet me 6 vite e 4 muaj burg 27 vjeçari shqiptar

Itali/ U arrestua për drogë, dënohet me 6 vite e 4 muaj burg 27 vjeçari shqiptar

ITALI- Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në muajin mars 2024, pasi iu gjet 260 gramë kokainë, 350 gramë marihuanë dhe gati 25 mijë euro cash, është dënuar me gjashtë vjet e katër muaj.

27-vjeçari Rrok Macaj ishte identifikuar nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të departamentit operativ, të cilët prej disa kohësh e mbanin nën vëzhgim.

Mbrëmjen e 15 marsit 2024, policia e kishte lokalizuar pranë fushës së sportit Villa Potenza dhe e kishin ndaluar për kontroll. Sipas prokurorisë, nga kontrolli u zbuluan afërsisht 4 gramë kokainë, e ndarë në pesë pako gati për t’u shitur.

Karabinierët kishin kontrolluar edhe banesën e tij, në qendër të qytetit, ku dhe atje iu gjetën edhe 260 gramë kokainë, 350 marihuanë dhe shuma prej 25 400 eurosh, që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës, sipas mediave italiane. 

Avokati që mbron 27-vjeçarin, Andrea Albanesi, kishte kërkuar që gjykimi të zhvillohej me procedurë të shkurtuar dhe dje (4 shkurt) gjyqtari i gjykatës së Macerata, Claudio Bonifazi e dënoi me gjashtë vjet e katër muaj burg.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Volejboll femra/ Tirana përmbys Skënderbeun në Korçë dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Volejboll femra/ Tirana përmbys Skënderbeun në Korçë dhe fiton Kupën e Shqipërisë