Federata Shqiptare e Futbollit ka pezulluar nga detyra e trajnerit të kombëtares së femrave, ish-futbollistin Armir Grima. Ai u arrestua si pjesë e grupit kriminal "Bajri", krahas 11 anëtarëve të tjerë të bandës, gjatë operacionit të RENEA dhe FNSH mbrëmjen e të premtes në Shkodër dhe Tiranë.
Burime pranë FSHF thanë për Report Tv se pezullimi do jetë i përkohshëm, deri në përfundim të hetimeve. Armir Grima akuzohet nga prokuroria se ishte i përfshirë në trukimin e ndeshjeve me Bajrat. Përgjimet telefonike dhe bisedat e zhvilluara mes Grimës edhe anëtarëve të grupit kriminal, fundosën trajnerin e kombëtares së femrave. Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë arrest me burg për ish-futbollistin e Vllaznisë.
-
Me vjen keq per shkoder Locen qe po lengon shume nga keto horra , Shkodra se ka pase kurre tradite te kete nxjerre nga gjiri i saj keto mbeturina sllave e malazeze qe ndjellin vrasje , shkaterrime te njerezve e ekultures Shkodrane qi njifet historikisht per per bujarine , mikpritjen humorin , njerezit e mrekullueshem shkodrane . Zoti e bekofte shkodren
Përgjigju -
Kryeplehra Armando Duka me mafiozet e fshf e kane marre peng futbollin shqiptar.Po su shporr ai qelbesire ska per te bere ajer futbolli shqiptar.fair play.
Përgjigju -
Gjynah me ra ne ket grade mo Armir Grima ke ken shembull per shum djem te ri ne Shkoder . S kam fjale ma teper jam shum i zhgenjym .
Përgjigju -
Mbrapa ketij mafiozi fshihet kryemafiozi Duka!
Përgjigju












Komente
Komento