ITALI- Dy policë, Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego, të dy 30 vjeç, humbën jetën këtë pasdite në Trieste gjatë një shkëmbimi zjarri me dy hajdutë. Të shtënat ndodhën pak para orës 17:00 në Selinë e Policisë në Trieste. Sipas autoriteteve policore, dy vëllezërit ishin shoqëruar në Selinë e Policisë pas një kontrolli për grabitjen e një skuteri, kryer në orët e para të mëngjesit.
Referuar mediave italiane, njëri prej dy të arrestuarve kërkoi të shkonte në tualet dhe arriti t'i vidhte armën njërit prej agjentëve. Në përpjekje për t'u arratisur, ai qëlloi një polic në ambientet e brendshme të Komisariatit. 39-vjeçari ia doli që përmes një kalimi nëntokësor të dilte jashtë, ku dhe qëlloi edhe efektivin e dytë duke e lënë të vdekur.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë se janë dëgjuar shumë të shtëna me armë, duke shkaktuar panik në rrugë. Rruga përballë komisariatit u rrethua nga kordoni i policisë. Një prej tyre tregon se i riu nga Republika Domenikane, me armë në dorë kishte tentuar që të vidhte një makinë policie për t'u arratisur, por nuk ia doli duke u vënë në prangat e policisë.
Presidenti i Republikës Sergio Mattarella shprehu "trishtim të thellë për vdekjen e dy agjentëve", e ndërsa Kryetari i Komunës së Trieste, Roberto Dipiazza, shpalli ditë zie për qytetin.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
88.7%
-
Jo
9.5%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 13359
Lajme të tjera
-
‘Pas shumë lutjesh, ai i tregoi se, kryetari i Degës së Brendshme, i kishte kërkuar që të spiunonte dy shokët e tij të ngushtë…’/ Dëshmia e rrallë e, ish-të burgosurit politik
31 Mars, 08:23
-
Vritet me thikë një 60-vjeçare shqiptare në Itali, arrestohet bashkëshorti i saj
31 Mars, 08:08
-
E mbajtën të fshehtë prej vitesh dhe ishin hermetikë për lidhjen e tyre, Flor Mumajesi pozon pranë partneres
31 Mars, 08:01
-
Ukraina përkujton masakrën e Buçës
31 Mars, 07:56
-
Rritja e depozitave në euro nuk ndalet as në muajt e parë të 2023
31 Mars, 07:52
-
Për çfarë akuzohet ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump?
31 Mars, 07:51
-
Donald Trump i pari president në SHBA i vënë nën akuzë penale, demokratët: Askush nuk është mbi ligjin
31 Mars, 07:45
-
PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini
31 Mars, 07:40
-
Lufta/ Turqia ratifikon pranimin e Finlandës në NATO! Shtëpia e Bardhë: Amerikanët duhet të largohen menjëherë nga Rusia
31 Mars, 07:16
-
‘Në punë do të dëshironit një ndryshim...’, horoskopi për ditën e sotme
31 Mars, 07:05
-
Hera e parë në historinë amerikane, ngrihen akuza penale ndaj një ish-presidenti në SHBA! Donald Trump: Po persekutohem politikisht
31 Mars, 07:03
-
E ka seriozisht? Loredana shfaqet duke puthur në buzë një vajzë: E dashura ime e re
30 Mars, 23:00