U arrestua për vjedhjen e tapetit dhe një palë atleteje e përfundoi në koma, ndërron jetë 27-vjeçari Jani Rustemaj

TIRANË – Jani Rustemaj, 27-vjeçari që ndodhej prej një muaji në koma në spitalin ‘Nënë Tereza’ ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të shtune. Ai shfaqi probleme shëndetësore pasi u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete më 12 prill. Dy ditë më pas, më 14 prill, shfaqi probleme shëndetësore dhe u shoqërua në spital. Ai njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe sipas kartelës, mjekët i kanë dhënë metadon për qetësim pasi ka nisur të ndihet keq prej varësisë nga droga. 

Më tej, më 15 prill, 27-vjeçari është shoqëruar në ambientet e gjykatës, ku togat e zeza caktuan masë arresti në burg, një vendim që ngre pikëpyetje pse nuk u caktua masë më e lehtë, arresti shtëpiak apo detyrim paraqitje, në kushtet kur Jani Rustemaj kishte pasur probleme shëndetësore. Më 16 prill, i arrestuari është transferuar nga drejtoria e policisë së Tiranës, në ambientet e paraburgimit në burgun 313. Autoritetet e IEVP 313, nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë. Mes këtyre peripecive, Jani Rustemaj ka shfaqur sërish shqetësime shëndetësore, me 17 prill, dhe ambulanca e ka transportuar drejt spitalit “Nënë Tereza” ku qëndroi derisa ndërroi jetë.

Nëna e 27-vjeçarit, më 30 prill rezulton se ka bërë në kallëzim në komisariatin numër 3 në Tiranë. Sipas saj, djali për të cilin pranon se ishte përdorues i lëndëve narkotike, u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete dhe hedh akuza ndaj policisë se e kanë dhunuar. Siç ajo citon në një intervistë televizive, mjekët e spitalit të burgut i kanë thënë se i kanë dhënë mbidozë metadoni, ilaç kundër varësisë nga droga.

“Pas disa ditëve, më erdhi policia në shtëpi, më thanë shko në spital se ke çunin me ftohje. Djali ishte shumë keq, doktori tha nuk kam shpresa. Ai ishte shumë mirë, i çoja paketa. Nuk e di, ishte shumë mirë. Doktori më tha i kanë dhënë shumë metadon. Ai pinte hashash, e dija që pinte, jo shumë, ishte për bukuri”, tha nëna e tij.

Ende është e paqartë në rast se ka ndikuar mbidoza e metadonit apo diçka tjetër që përfundoi në gjendje kritike në reanimacionin qendror të Qendrës spitalore Nënë Tereza.

Sipas një raporti të publikuar nga Komiteti i Helsinkit thuhet se 27 vjecari, përdorues, droge, pas shqetësimeve të shfaqura ka marrë trajtimin e parë një ditë pasi është futur në Bllokun e sigurisë, duke u trajtuar me metadon. Por në kartelën mjekësore të të riut, nuk rezulton të jetë kryer asnjë analizë mjekësore për gjendjen e tij dhe për vijimin e mjekimit. Ndërsa pasi ka vijuar të rëndohet është trajtuar me medikamentin diazepam, por pa specifikuar dozën dhe pse u rekomandua ky mjekim.  

Por çfarë ndodhi që e çoi të riun në këtë gjendje?
Jani Rustemaj u arrestua më 13 prill. Sipas policisë së Tiranës, më 14 prill, gjatë qëndrimit në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur probleme shëndetësore. Është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, - thotë policia - të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar”.

Sipas kartelës mjekësore të riut i është dhënë metadon për qetësim, pasi prej varësisë nga heroina ka nisur të ndihet keq. Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg. Më 16 prill, 27-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, “nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim - thotë zyrtarisht policia- për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë”. Më 17 prill i riu i arrestuar ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin "Nënë Tereza", ku ndodhej në gjendje kome derisa ndërroi jetë sot ditën e sotme.

M.Q./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gani: 21/05/2023 00:23

    Filluan vdekjet edhe me Rrumbullakun. Sigurisht me veliajn te amp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin