U arrestua se hodhi molotov para bashkisë në protestën e PL-së dhe Rithemelimit, Apeli lë në arrest shtëpie 31-vjeçarin

U arrestua se hodhi molotov para bashkisë në protestën e PL-së dhe Rithemelimit, Apeli lë në arrest shtëpie 31-vjeçarin

Gjykata e Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë, për një 31-vjeçar i arrestuar pas protestës së dhunshme të zhvilluar nga Rithemelimi dhe PL, para bashkisë më datë 26 prill.

M.H, 31 vjeç, banues në Laç, u arrestua për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Ai u la në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, por gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për 31-vjeçarin.

‘Drejtoria Vendore e Policisë  është njoftuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, se do të zhvillohej një tubim para Bashkisë Tiranë. Më datë 26.04.2024 janë grumbulluar qytetarë pranë Bashkisë Tiranë dhe gjatë këtij tubimi është konstatuar se individët kanë kryer veprime jo të ligjshme, duke hedhur lëndë plasëse, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetasi me iniciale M. H.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale M. H,  i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr” , parashikuar nga nenet 281/1 dhe 151 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 1077 Akti, datë 28.04.2024, ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit M. H.

-Caktimin si masë sigurimi personal shtrënguese ndaj personit nën hetim M. H, atë të “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga, personi nën hetim me iniciale M. H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ose “detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 17.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Z. Genti Dokollari, vendosi:

-Miratimin e vendimit me Nr. 1077 akti, datë 28.04.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me këtë ndryshim:

-Caktimin ndaj shtetasit nën hetim M. H masën e sigurimit “Arrest në shtëpi", parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

-Urdhërohet shtetasi nën hetim M. H të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i tij nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar ose vuan dënim për vepër tjetër penale.’- njofton gjykata e Apelit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur