U arrestua se kërceu “Bon bon-in” e Era Istrefit, këngëtarja mbron vajzën iraniane (Foto)

U arrestua se kërceu “Bon bon-in” e Era Istrefit, këngëtarja mbron vajzën iraniane (Foto)

Era Istrefi dhe vajza iraniane

Irani është një vend tepër i rreptë përsa i përket veshjes së femrave, madje është rreptësisht e ndaluar të nxjerrësh video e foto provokuese në rrjetet sociale, pa shami. Një nga këto raste është ai i 18-vjeccares, Mahi Maedehu e cila u arrestua nga autoritetet për shkak të videove që hidhte në mediat sociale duke kërcyer. Vajza pa shami kërcente në mënyrë sensuale në videot që publikonte. Mahi Maedehu ka kërcyer dhe me këngën e “Bonbon” të Era Istrefit. Pikërisht për këtë arsye, këngëtarja shqiptare i ka dalë në mbrojtje adoleshentes iraniane. Era ka publikuar një foto ku shihet vajza e arrestuar teksa kërcen hitin “Bon bon”. “Kjo është çmenduri,”- shkruan këngëtarja,- “kërcimi nuk është krim”.

(Foto e publikuar nga Era Istrefi)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat