U arrestua tre ditë më parë, Gjyqtarja Armela Hasantari lë të lirë dhunuesin e gazetarit Gjergj Zefi

U arrestua tre ditë më parë, Gjyqtarja Armela Hasantari lë të lirë dhunuesin e gazetarit Gjergj Zefi

Gjergj Zefi dhe gjyqtarja e Tiranës, Armela Hasantari

Gjyqtarja e Tiranës, Armela Hasantari, ditën e sotme, me një vendim të dyshimtë, ka liruar nga burgu Renato Bodurrin, i arrestuar tre ditë më parë si i dyshuar si një nga pjesëmarrësit në sulmin ndaj gazetarit Gjergj Zefi, pasditen e 3 tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë.

Teksa Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg në bazë të provave të mbledhura, gjyqtarja Hasantari, e shquar për vendime që ia rrëzon Apeli, ka vendosur lirimin e Bodurrit nga burgu.

Paraprakisht mësohet se gjyqtarja pretendon se prokuroria nuk ka prova kundër Bodurrit, edhe pse makina e tij është fiksuar nga kamerat si mjeti me të cilin janë larguar autorët e sulmit.

Prokuroria do ta ankimojë vendimin e dyshimtë të gjyqtares Armela Hasantari. Do të jetë Gjykata e Apelit që do të verifikojë këtë vendimmarrje.

Renato Bodurri dyshohet se është pjesë e grupit që është paguar nga një grup kriminal në Elbasan, për të sulmuar fizikisht gazetarin Gjergj Zefi, për shkak të denoncimeve të portalit Pamfleti.

Sulmi ndaj gazetarit Gjergj Zefi besohet se është sponsorizuar dhe urdhëruar nga një ose dy figura të krimit dhe korrupsionit. Më pas sulmi besohet se është marrë përsipër nga një grup kriminal në Elbasan.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 06/12/2023 14:26

    Grupi Suel Celes ka urdheruar sulmin fizik ndaj gazetarit ! Por s,ka shetet se ky grup i tmerrshem mbrohet nga Rama i cili me kte grup mbyll dhe punet e veta te pista !! Nje bande e ndyre qe terrorizon gjithe qytetaret .

    Përgjigju
  • Iris: 06/12/2023 05:17

    Po kush e ka emeruar gjyqetare kete?! Kjo duket si praktikante! Shume fillim te mire paska! Ende pa dale mire nga veza dhe ose eshte blere,ose e kane kercenuar.

    Përgjigju
  • sik: 05/12/2023 22:10

    Gjykatesit shqiptare jane njerezit me te qelbet te shoqerise shqiptare.Jane llum,jane batak.Edhe kjo do jete ndonje shoqe e Argites apo Shkelzenit.

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/12/2023 20:05

    Kurva të shitura

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv