U bë pjesë e KLP-së, prokurori Staka heq dorë nga gara për SPAK-un (Vendimet e plota)

U bë pjesë e KLP-së, prokurori Staka heq dorë nga gara për SPAK-un (Vendimet e plota)

Mbledhja e KLP-së

TIRANE-Prokurori Vatë Staka është tërhequr nga gara për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) për shkak se u emërua anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mbledhjen e sotme janë miratuar edhe disa vendime të rëndësishme që ishin në rendin e ditës.

Me shumicë votash është miratuar projekt-akti i vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorët, subjekt rivlerësimi Edvin Kondili dhe Arben Qosja. Janë bërë verifikime të hollësishme për të kaluar këto subjekte në vetting.

Miratohet me shumicë votash projekt buxhetin afatmesëm i KLP për periudhën 2020-2022 hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik i Administrimit dhe Buxhetin i KLP.

Miratohet me shumicë votash, projekt-vendimi për mbarimin e statusit të prokurorit Apostol Prifti për efekt të mbushjes së moshës për pension.

Gjithashtu Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për SPAK informoi Këshillin për rastin e prokurorit Maksim Sota, kandidat për SPAK, i cili për arsye familjare nuk ka pasur mundësi të dorëzojë pranë Komisionit të Posaçëm, aktet e dosjes personale për vlerësimin e aktivitetit të tij profesional.

Këshilli vendosi të kontaktojë me Sotën për t’u informuar nëse në këto kushte, ai do të vazhdojë garën.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja