U betuan, 102 deputetë marrin
pagë të plotë pa thënë asnjë fjalë

U betuan, 102 deputetë marrin<br />pagë të plotë pa thënë asnjë fjalë
PRISHTINË - Pa e thënë asnjë fjalë, për një muaj, 102 deputetë kanë marrë pagë nga 720 euro secili, që në total është 73 mijë e 440 euro. Sipas ligjit, edhe 58 të tjerët që nuk janë rizgjedhur duhet të paguhen për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, me nga 1 mijë e 488 euro në muaj.

Dhanë vetëm betimin si deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës. Por, kaq ka mjaftuar që të marrin pagën e plotë sikurse të kishin punuar në Kuvend tërë muajin. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbajt më 17 korrik.

Tani çështja e zgjedhjes së kryetarit dhe procedurave të tjera presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit pezulloi punën e legjislativit deri në një përgjigje për këtë rast, por kjo nuk do të thotë se u pezulluan edhe pagat e deputetëve të rinj e atyre që nuk mundën të zgjidhen.

Ismet Krasniqi, sekretar në Kuvendin e Kosovës, në përgjigje me shkrim i është përgjigjur interesimit të RTK-së për pagat e deputetëve që marrin, edhe pse nuk kanë shkelur më në Kuvendin e Kosovës që nga 17 korriku. Për një muaj, pagat i kanë marrë 102 nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës. Sipas përgjigjes së sekretarit Krasniqi, 18 deputetë nuk janë kompensuar pasi mbajnë edhe funksione të tjera.

Kuvendi i Kosovës u ka paguar për një muaj 102 deputetë nga 720 euro secilit, që në total është 73 mijë e 440 euro. Sipas përgjigjes së sekretarit të Kuvendit, deputetëve u llogaritet se janë në punë që nga 17 korriku 2014, edhe pse nuk kanë shkuar më në këtë institucion.

Ndërkaq, numri i atyre që nuk kanë arritur të rizgjidhen deputetë është 58, e të cilëve Kuvendi është i obliguar t`iu paguajë për rreth 12 muajt në vazhdim. Për këta 58 deputetë të cilët nuk kanë arritur të rizgjidhen, Kuvendi do të paguajë nga 1 mijë e 488 euro për secilin, ndërsa në total për 58 deputetë, në muaj duhet të paguajë 86 mijë 304 euro. Shuma totale për këta 58 deputetë për 12 muajt e ardhshëm që duhet paguar është 1 milion e 35 mijë e 648 euro./RTK/

Redaksia Online
(a/h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje