Rikthimi në qeveri, Kumbaro: Fillim i ri për përgjegjësi të reja! Detyrën si drejtuese qarku në Gjirokastër e marr si sfidë

Rikthimi në qeveri, Kumbaro: Fillim i ri për përgjegjësi të reja! Detyrën si drejtuese qarku në Gjirokastër e marr si sfidë

Mirela Kumbaro

E vetmja e rikthyer në kabinetin qeveritar “Rama 3” Mirela Kumbaro, e emëruar ministre Turizmi në vend të Blendi Klosit, por që njëkohësisht është caktuar edhe drejtuese politike e qarkut Gjirokastër i quan këto detyra përgjegjësi të reja.

Angazhimet e reja, Kumbaro shkruan se do të jenë pjesë e jetës së saj aktive për të bërë më të mirën.

“Kjo javë që po mbyllet shënoi një fillim të ri për përgjegjësi të reja. Është koha të them se detyrat në qeverisje, angazhimi si deputete në Qarkun e Gjirokastrës, janë tashmë pjesë e jetës time aktive. Janë pjesë e jetës time sepse janë pjesë e besimit tim për ta bërë Shqipërinë më të mirë nga ç’është sot. Këtë besim ma edukuan gratë dhe burrat e Qarkut të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar çdo javë, çdo muaj e çdo vit nga 2017 e deri sot, me vështirësitë dhe gëzimet e njerëzve të tokës, të punës, të dijes, të sofrës dhe të bujarisë në Gjirokastër e Libohovë, në Tepelenë, Përmet e Këlcyrë, nga Dropulli në Memaliaj”.

Këtë detyrë që i ka caktuar PS si drejtuese politike në Gjirokastër ajo shkruan se e sheh si një përgjegjësi serioze dhe sfidë, pasi thekson se Blendi Çuçi e ka kryer punën bukur dhe njerëzisht të ndërtuar mirë.

“Andaj detyrën që Partia Socialiste, më caktoi si drejtuese politike e këtij Qarku e marr si më të madhin nderim, por edhe si një përgjegjësi serioze, sepse u detyrohem shumë banorëve të të 7 bashkive të Qarkut. Por e marr edhe si sfidë e mbarësi. Pasi Bledi Çuçi e kreu këtë detyrë aq bukur politikisht dhe aq njerëzisht të ndërtuar mirë, duke vendosur një standard qytetarie të frymës së ekipit, të punës në grup me njerëzit dhe me strukturat, kujtdo pas tij i mbetet një sfidë e madhe për ta arritur.  Kjo sfidë sot është e imja”.

Kumbaro gjithashtu thekson se nderimin më të madh e ka faktin që tashmë është drejtuese politike e PS në Gjirokastër, që e cilëson si sfidë dhe mbarësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/09/2021 00:11

    Si,asnje fjale per ministrine qe do te drejtosh?! Kur te gjithe flasin per turizmin dhe mjedisin, si e ardhmja e Shqiperise, flasin cdo dite e cdo jave,kurse kjo permend vetem drejtimin e qarkut dhe te qenurit deputete?! E <<ndriti>> min.e kultures,tani,gjykuar nga interesimi e fjalet e saj,do t'a <<shkelqeje>> min.e turizmit dhe mjedisit! Tani qe te na <<shkelqesh>> min.e turizmit,hap nje ekspo.me fituesit e /Onufrit/ nder vite,se e ke patur ne<<patronazh>>, qe te vine turistet dhe t'a shohin,ose mbaroje ate <<projekt-qebaptoren>> ne Butrint,se turistet qe do mbulosh jane gati te vijne e te shijojne qoftet allaturka duke pare renojat paleokristiane dhe t'a lene imagjinaten te shfrenuar duke pare mjedisin (pjesen e dyte te detyres tende si ministre), kodrat e djegura nga Dielli,ose nga zjarret baritore aty-ketu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër