U dëmtua me kombëtaren, Lenjani
do të mungojë 2-3 javë me Rene

U dëmtua me kombëtaren, Lenjani<br />do të mungojë 2-3 javë me Rene
Fitorja përballë Armenisë duket se do t’i kushtojë shumë mesfushorit të ekipit kombëtar të futbollit, Ermir Lenjani, pasi sipas mediave franceze që janë pranë klubit të Rene, ku luan kosovari njoftojnë se shqiptari nga Gjilani do të mungojë disa javë.

Lenjani gjatë ndeshjes Shqipëri-Armeni që u zhvillua më 28 Mars në “Elbasan Arena” ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë, por ende nuk dihet se sa kohë do t'i duhet të qëndrojë jashtë. Stafi mjekësor i ekipit të Rene në Francë ka nisur ekzaminimet mjekësore për të parë sa është shkalla e dëmtimit dhe sa kohë duhet që të rikuperohet.

Lenjani duket se nuk e ka nisur aspak mirë aventurën në Francë, pasi gjatë kalimit në fillim pësoi një tjetër dëmtim që e mbajti disa javës jashtë dhe ky është dëmtimi i dytë brenda një kohe të shkurtër duke e penguar që të shfaqë formën e tij më të mirë, ashtu si te St. Gallen.

Megjithatë forma jo e mirë në kampionatin francez nuk e ka penguar shqiptar që të jetë në maksimumin e tij përballë Armenisë me kombëtaren kuqezi, ku zhvilloi një lojë shumë të mirë në pjesën e dytë duke rezultuar deciziv në golin e barazimit, por edhe të fitores.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'