U dënua me 5 vite burg, atentat
me armë gazetarit turk pas gjyqit

U dënua me 5 vite burg, atentat<br />me armë gazetarit turk pas gjyqit
Dy gazetarë të gazetës “Cumhuriyet” janë dënuar me 10 vite burg nga një gjykatë në Turqi për nxjerrje të sekretit shtetëror. Bëhet fjalë  për Can Dundar dhe Erdem Gul.
Can Dundar, kryeredaktor i gazetës opozitare “Cumhuriyet”, u dënua me 5 vite e 10 muaj heqje lirie, ndërkohë që Erdem Gul, shefi i zyrës së Ankarasë i së njëjtës gazetë, u dënua me 5 vite burgim. Të dy ata rrezikonin më shumë, por u shpallën të pafajshëm përballë akuzave për “tentativë rrëzimi qeverie”.

Can Dundar ra pre e një atentati me armë gjatë të premtes në momentin që ka dalë nga gjykata. Këto janë momentet kur gazetari turk Can Dundar është qëlluar me armë.
 
Përpara se agresori të qëllonte, u ishte afruar reporterëve të pranishëm, të cilëve u kishte bërë të ditur se po priste prej mëngjesit që Dundar të shpallej fajtor.

Çështja gjyqësore, në të cilin Presidenti Tayyip Erdogan është pala ankimuese, shkaktoi një reagim mbarëbotëror nga grupet e të drejtave të njeriut, si dhe shton frikën në lidhje me lirinë e shtypit në Turqi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel