U dënua për korrupsion, lirohet
ish-kryeministri izraelit Olmert

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert u lirua sot nga burgu, vetëm pak ditë pasi një komision vendosi ta lirojë parakohe nga dënimi prej 27 muajsh për korrupsion.

71-vjeçari Olmert u largua nga burgu Maasiyahu në Izraelin qendror, pa bërë komente për gazetarët.

Ai u dënua në vitin 2014 për pranimin e dhjetëra mijëra dollarëve ryshfet në lidhje me një projekt të debatueshëm ndërtimesh në Jerusalem, kur ishte kryetar bashkie i qytetit.

Zoti Olmert e ka përshkruar rënien e tij nga kryeministër në një person të dënuar për vepër penale si "diçka të dhimbshme dhe të çuditshme".

Ai fitoi famë ndërkombëtare për rinisjen e përpjekjeve të paqes me palestinezët në konferencën e Annapolisit në SHBA në vitin 2007, edhe pse këto përpjekje nuk patën sukses. /VOA


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira