Një 60 vjeçar në Kavajë, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që mori gjatë kohës që po punonte me frezë.

Mësohet se ngjarja ku ka humbur jetën B.T ka ndodhur rreth orës 11:55 të ditës së sotme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.