Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për rindërtimin e Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijë, e dëmtuar nga tërmeti 26 nëntorit 2019.
“Brenda vitit përfundojmë rehabilitimin e kësaj qendre dhe e vendosim në funksion, pasi edhe pajisjet janë planifikuar në buxhetin e këtij viti. Do ta kthejmë në një hapësirë të dedikuar për shërbimet me shtretër, por edhe shërbimet ambulatore për fëmijët 0-18 vjeç me aftësi ndryshe”, tha Manastirliu.
Duke theksuar se kjo qendër është unike në llojin e vet në Shqipëri, Manastirliu u shpreh se në fokus do të jetë kombinimi i shërbimeve për fëmijët me aftësi ndryshe.
“Fokusi ynë është kombinimi i shërbimeve. Pra ndihma që jepet duke u fokusuar tek ndihma financiare për lehtësimin e familjeve dhe fëmijëve me aftësi ndryshe. Por nga ana tjetër edhe alternimi me shërbime sociale dhe shërbime shërbime shëndetësore. Ndaj edhe kjo qendër i shërben rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve, duke ofruar pikërisht këto shërbime të integruara socio-shëndetësore”, tha Manastirliu.
Drejtoresha e Qendrës, dr. Florida Dobi, tha se me rikonstruksionin që po kryhet, ambientet do të jenë më të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.
“Qëllimi i qendrës dhe qëllimi dhe përshtatja e punimeve është për ta bërë sa më funksionale, përveçse jo vetëm për të shtrirë dhe për të zgjeruar numrin e fëmijëve që do të kenë akses dhe prindërve që do të kenë akses në këto shërbime, por është dhe për ta bërë multidimensionale për trajtimin terapeutik të fëmijëve. Duke shtrirë sa më shumë aktivitete edukative dhe rehabilituese, krahas atyre diagnostike”, tha Dobi.
Kjo qendër ofron shërbim me shtretër dhe ambulator për fëmijët e moshës 0-18 vjeç, në nivel kombëtar. Terapitë e ofruara në këtë qendër janë: terapi zhvillimi, fizioterapi, logopedi, ergoterapi dhe kopësht edukativo-terapeutik.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
49.2%
-
Jo
46.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 5539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Qeveria të na shpëtojë nga llumi i zi', banorët pranë lumit Ishëm kërkojnë pastrimin e plehrave! Masterplani i Mjedisit mbetet në letër
21 Shkurt, 14:21
-
Kryetarja e Kuvendit, Spiropali pret Sekretarin e KiE-së, Alain Berset: Mbështetje për Shqipërinë në sundimin e ligjit!
21 Shkurt, 13:28
-
Tiranë/ Alarm i rremë për bombë në kolegjin 'Turgut Ozal”, krimi kibernetik heton kush fshihet pas e-mailit alarmues
21 Shkurt, 13:13
-
Shkodër, RENEA arreston Safet Bajrin e shoqëron në Tiranë me urdhër të SPAK! Fletëarrest edhe për krahun e tij të djathtë, Astmer Bilalin e kushëririn Behar Bajri
21 Shkurt, 12:46
-
'Mbështes SPAK, por diçka nuk shkon', Petro Koçi: Nuk mund të ketë kontroll mbi partitë politike! Republika jonë është parlamentare, nuk e luan topi!
21 Shkurt, 12:34
-
'Bën propagandë dhe nuk ke asnjë meritë', Rama i përgjigjet komentuesit në 'Sy m'Sy': Ngrita Tiranën nga varri! Kur e mori 'Këneta' me dhunë nuk punonte as Sahati (VIDEO)
21 Shkurt, 11:47
-
Tiranë/ Në hetim prej 3 muajsh, goditet grupi i trafiqeve të armëve! Arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim, sekuestrohen armë e municione! (EMRAT+VIDEO)
21 Shkurt, 10:45
-
Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO për inceneratorin e Tiranës, shkak mungesa e një prej avokatëve mbrojtës
21 Shkurt, 10:31
-
Tenderat kur ishte drejtor i ARRSH-së/ Dashamir Xhika, anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë në SPAK për 1 orë e 40 minuta (VIDEO)
21 Shkurt, 09:56
-
Lulzim Basha: Batutat e lodhura të Ramës me gjumin nuk më prishin dremitjen më të vogël
20 Shkurt, 18:28
-
Dokumentari për Tiranën/ Nga rrënojat e viteve ’90 te transformimi i kryeqytetit nën drejtimin e Ramës dhe Veliajt! Basha shfaqet duke fjetur (VIDEO)
20 Shkurt, 18:12
-
Tiranë/ Nëna kallëzon në Polici edukatoren, i qëlloi fëmijën me pëllëmbë! Nis hetimi
20 Shkurt, 18:10