U dëmtua nga tërmeti, nis më në fund restaurimi i Muzeut Etnografik! Durrsakët e njohin si shtëpia e Aleksandër Moisiut

Pas afro 5 vitesh ka nisur puna për restaurimin e Muzeut Etnografik, i cili në Durrës njihet dhe si shtëpia e Moisive sepse në të ka banuar për disa kohë aktori i madh Aleksandër Moisiu. Restaurimi i godinës, që i përket gjysmës së dytë të shekullit XIX, po bëhet me fondet e BE-së, me vlerë 45 milione lek (45.129.750). 

Për studiuesin Met Dervishi,fillimi i punimeve për kthimin në identitet të këtij muzeu është një ngjarje shumë e rëndësishme. Vlera e këtij objekti nuk është vetëm fakti se aty ka banuar aktori Aleksandër Moisiu por mbart vlera urbanistike, arkitekturore, historike.

Ndërsa Teuta Kalakula, Mjeshtre Sporti shprehet se edhe pse me vonesë përsëri mbetet një investim me vlera të mëdha për qytetin tonë.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi disa monumente në Durrës. Tashmë janë restuaruar dhe hapur për publikun Torra Veneciane, muret e kalasë së Durrësit, Hamami turk dhe Kalaja e Ishmit. Është në proces restaurimi i Muzeu Arkeologjik dhe më në fund Muzeu Etnografik. Vonesa për këtë të fundit u shkaktua nga konfliktet për pronësinë e objektit.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic