U denoncua se po u bën presion qytetarëve për blerjen e votës, pezullohet nga detyra Inspektori i Policisë në Konispol

U denoncua se po u bën presion qytetarëve për blerjen e votës, pezullohet nga detyra Inspektori i Policisë në Konispol

Makina e inspektorit të policisë në Konispol

KONISPOL- Inspektori i Policisë në Konispol Alush Çokalli është pezulluar nga detyra. Lajmi konfirmohet  nga burime policore për Report Tv. Ky pezullim i tij nga detyra ka ardhur pas një denoncimi të bërë nga një faqe Konispol Web, e cila shkruan se inspektori i policisë u ka bërë presin qytetarëve për votën. Në denoncim thuhet se makina e Çokallit është fotografuar para një shtëpie në Konispol, ku iu ka ushtruar presion qytetarëve. 

“Polici ose ‘i plotfuqishmi’ i zonës Konispol, zoti Alush Cokalli, edhe pse ligji ja ndalon është përfshirë me mish dhe shpirt ne fushatë duke ju bëre presion qytetarëve në Konispol, që të votojnë PS. Kjo është makina e fotografuar përpara shtëpisë së Petrit Velo. Për arsye se zotëria është paditur ne Prokurori dhe SPAK, nuk mund të publikojmë foto dhe Video, pasi i disponojmë të gjitha provat. POLICIA E SHTETIT Merrni masa për terrorin që bëhet në zonën e Konispolit, nëse një polic bën terror tek qytetari për votën, atëherë kush do ta ruaj rendin? Dhe kush do e ndëshkojë krimin”, thuhet në denoncimin e faqes Konispol Web.  

Deri në sqarimin e rrethanave, Alush Çokalli do qëndrojë i pezulluar nga detyra.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion