ITALI- Një shqiptar është kapur në tragetin e Barit teksa ishte arratisur nga burgu për të ardhur në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Andi Arapin, një nga katër të rinjtë e akuzuar për tentativën për vrasje të djalit të moderatores italiane Simona Ventura, Niccolo Bettarini.

Pasi u dënua me 5 vite burg nga drejtësia italiane për tentativë për vrasje, 29-vjeçari u arratis nga ambjentet e burgut.

Pas kërkimeve të shumta të policisë, ai u gjet teksa po tentonte të hynte në traget për t’u kthyer në Shqipëri.

Katër, dy prej tyre shqiptarë, ishte numri i të rinjve që u dënuan për vrasjen e mbetur në tentativë të Bettarinit.

Për ta u dhanë dënimet nga 4 deri në 9 vite burg, ndërsa i riu italian i plagosur u dëmshpërblye me 200 000 euro.