Sadetin Sula, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Sulës ka kërkuar gjetjen e autorit të vrasjes së saj. (LEXO KËTU)
Sula nuk pranoi që të pyetet në procesin e Fatjon Karmeshtnës, i cili po hetohet si ekzekutor i Suela Sulës, me porosi të bashkëshortit të saj. Karmeshtna ishte i punësuar në mobilierinë e çiftit Sula në Bushat të Shkodrës.

Fatjon Karmeshta para gjykatës
Gjatë seancës së sotme për Fatjon Karmeshtën, Sula nuk e dha pëlqimin e tij për t'u pyetur në Gjykatë por kërkoi gjetjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij.
"Nuk jap pëlqim të pyetem. Drejtësia të vazhdojë. Të gjejë autorin e vrasjes së gruas sime,"- tha Sula para trupës gjykuese.
Një ndër provat që zbuluan se vrasja ishte porositur nga Sadetin Sula ishte dhe përgjimi i bisedës së Sadetinit me Karmeshtën, pak ditë para vrasjes.
Sadentin dhe Suela Sula
Për më shumë detaje lidhur me vrasjen e Suela Sulës dhe seancës gjyqësore ndaj vrasësit të saj (LEXO KËTU)
/Shqiptarja.comKomente

