Burgosja politike e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Ervin Salianji, po shoqërohet edhe me një skandal tjetër nga Gjykata e Apelit. Kështu u shpreh sot (11 Nëntor), deputeti i PD, Gazment Bardhi.
Ai e cilësoi një shkelje flagrante të ligjit, në tejkalim të çdo afati ligjor dhe të arsyeshëm, teksa tha se trupa gjykuese po refuzon të zbardh vendimin gjyqësor mbi bazë e të cilit një deputet i opozitës ndodhet në burg.
“Sot një deputet i opozitës ndodhet në burg, pa një vendim gjyqësor të arsyetuar dhe pa shpjeguar arsyet e kësaj burgosje. Moszbardhja e vendimit të gjykatës përbën një mohim të së drejtës së deputetit Salianji për të paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë dhe për të kërkuar drejtësi në shkallët e tjera të gjyqësorit, brenda një afati të arsyeshëm”, tha kreu i grupit të PD.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë shkeljen e vazhdueshme të ligjit nga gjyqtarët Elona Toro, Iliba Bezati dhe Gent Shala, të cilët sipas tij, “pasi urdhëruan pa ligj burgosjen politike të një deputeti të opozitës, vijojnë në dhunim brutal të ligjit të mos zbardhin arsyet e këtij vendimi skandaloz”.
“Vetëm regjimet totalitare burgosin kundërshtarët politik pa dhënë asnjë argument apo shpjegim. Vetëm në regjimet totalitare kundërshtarët politik burgosen për lirinë e fjalës dhe u mohohet edhe mundësia për të apeluar vendimin, përmes metodave kriminale të vonesës për zbardhjen e vendimit gjyqësor. Ne arrijmë të kuptojmë që gjyqtarët janë në vështirësi të gjetjes së argumenteve ligjore për urdhrin politik të një përfaqësuesi të lartë të opozitës, dhe gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, si autorët real të atij urdhri, që të përfundojnë zbardhjen e vendimit dhe t’ia dërgojë për nënshkrim gjyqtarëve pa asnjë vonesë”, kërkoi Bardhi publikisht.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
90.1%
-
Jo
5.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2730
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja: Saliu po bën pazare për të arritur marrëveshje me Ramën! Regjistrimi i diasporës, larg pritshmërive
19 Janar, 13:07
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha porosi: Bindni emigrantët të regjistrohen
19 Janar, 12:43
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
Berisha kujtohet pas 34 vjetësh: Dëmshpërblimin të plotë për ish-të përndjekurit brenda mandatit të parë! Sulmon Gjykatën Kushtetuese
18 Janar, 12:54
-
Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për Adriana Kalanë, Balliun, Blushin e Telitin
18 Janar, 10:09
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Rrëzohet kërkesa e Bardhit, deputetët s’do deklarojnë nëse kishin SkyECC! PD do ndryshimin e rregullores! Do ngrihet grup pune: Po ia kërkojmë policit roje
17 Janar, 11:30
-
Plas në PD, tjetër akuzë për manipulim në zgjedhjet për degën nr.2 në Tiranë! Kandidati: M’u ndryshua rezultati! Hije dyshimi për fryrjen e listave
17 Janar, 10:47
-
Ylli Pata: Sinjali i Shkodrës, shuplaka e Berishës ndaj Bardhit
17 Janar, 08:29
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështesë Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45