Ish- Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera ka lënë burgun për disa ditë duke u rikthyer pranë familjes në Dervicjan me rastin e festave të fundvitit.
 
Spiro Ksera u arrestua në janar të 2016 për korrupsion, në shtator u dënua me 18 muaj burg, ndërsa pritet që të përfitojë nga amnistia.
 
Abuzimi financiar për të cilin akuzohet ish- ministri llogaritet në rreth 30 mln lekë.
 
Sipas prokurorisë Ksera ka përvetësuar shumën edhe pse fondet kanë qenë të destinuara për aktivitete në dobi të komunitetit rom dhe të njerëzve në nevojë, aktivitete të cilat nuk i ka kryer.

spiro ksera
Spiro Ksera me familjen

dy.b/shqiptarja.com