E çuan në SPAK për 'shpërdorim detyre', kryebashkiaku i Elbasanit për Report Tv: Është inskenim, luftë politike brenda PD! S'kemi falur asnjë centimetër tokë publike

Për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, akuzat e Partisë Demokratike për 'shpërdorim detyre', janë thjeshtë një luftë e brendshme politike brenda saj, për të shkatërruar strukturat e saj të vjetra.

Sipas tij denoncimi i PD në SPAK për kalim të pronës publike tek private është totalisht një inskenim pasi vendimi është marrë konform të gjitha rregullave, para tre vitesh, madje me të gjitha votat e këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak.

"Në fakt u njoha para pak minutash nga mediat për këtë akuzë. Nuk ka asgjë të vërtetë, është inskenim total. PD po kthehet në gjykimin tim totalisht në komunizëm pasi pronat private të familjeve të vjetra të Elbasanit në pronë truall dhe Bashkia e Elbasanit të sillej si pronare e këtyre pronave. Është një pronë private, ku pronat kishin rënë dakord për zhvillimin e pronës së tyre. Kanë marrë kompensimin me 35% për një investim të Bashkisë së Elbasanit për zyrat e reja të administratës së bashkisë. Është totalisht një inskenim i PD, e cila kërkon të heqë figurat e vjetra të saj. Ka qenë i gjithë bashkë Këshilli Bashkiak ui Elbasanit që ka vendosur për këtë marrëdhënie për kthimin fizik të pronës për disa pronarë që duan të zhvillojnë pronën e tyre. Kanë qenë vetë anëtarët e PD-së në Këshill Bashkiak që e kanë votuar këtë marrëveshje. Pa votën e tyre nuk bëhej asgjë në Bashkinë e Elbasanit. Është një proces që ka filluar në PD për të shkatërruar strukturat e vjetra të saj", tha Llatja.

Ai premtoi që këtë kontratë do t'ia dorëzojë drejtësisë.

"Ne do t'ia ccojmë strukturave të drejtësisë. Bashkia e Elbasanit nuk ka falur asnjë centimetër tokë publike. Jemi mësuar me këto betejat e vogla që prek edhe të tretë. Fryma e PD-së në Elbasan së fundmi është për pengimin e punëve publike dhe zhvillimin e qytetit të Elbasanit. Ne do të ridimensionojnë gjithë qytetin dhe do ta zhvillojmë ekonomikisht", tha ndër të tjera kryetari i Bashkisë së Elbasanit në intervistën për Report Tv.

Paraditen e sotme, Partia Demokratike njoftoi se përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledjan Llatja, me akuzën për “shpërdorim të detyrës”.

Sipas PD në një kontratë të partneritetit publik privat i mundësohet kompanisë private ndërtimi e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit dhe i është falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit.

Në denoncimin e PD thuhet se nga kontrata Bashkia humbet një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 11, 912 m2, e vlefshme  rreth 8.3 milion euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:12
Akuzat për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Balla: Vetë Berisha firmosi për projektin, është 'fake news'

Sali Berisha ka firmosur studimin dhe projektin në Bashkinë e Elbasanit, për të cilin vetë PD sot ka denoncuar kryebashkiakun Gledjan Llatja në SPAK. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nga Elbasani se këto akuza janë si pasojë e përplasjeve të brendshme brenda PD-së.

"Keqardhje që punët më të rëndësishme kthehen në debate politike. Është fake news, ju ftoj që ta verifikoni në Këshillin Bashkiak të Elbasanit. Është si pasojë e debateve që kanë ata vetë brenda Partisë Demokratike.  Sali Berisha ka firmosur edhe studimin edhe projektin e zonës. Aso kohe ishte Lulzim Basha drejtues i listës së PD-së së Elbasanit. Falë një bashkëjetese që e ka karakterizuar Elbasanin vendimi ka qenë unanim.  Qytetarët e Elbasanit e dinë fare mirë që sipërfaqja e gjelbër do të shtohet. Prokuroria të hetojë. Projektin për të cilin e akuzojnë Llatjen e kanë votuar anëtraët e PD ne këshillin bashkiak të Elbasanit", tha Balla.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion