U dha pronat në Theth familjarëve, kapet ish-kreu i komunës i dënuar me burg

Arrestohet nga policia e Shkodrës ish-kryetari i komunës Shalë Dedë Tonaj, banues në fshatin Vuksanaj.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar në 19 dhjetor të vitit 2017 me 2.8 vite burg për abuzim me cështjen e pronave.

Gjithashtu Tonajt i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.

Sipas organit të akuzës, në vitin 2008, ish kryetari i kësaj komune, Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish vartësit e tij kanë falsifikuar dokumente zyrtare.

Në bazë të këtyre dokumenteve dhe pa asnjë të drejtë ligjore, kanë bërë pronarë një numër personash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre si dhe persona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 26/05/2019 12:19

    Ata që dhunojnë, pervetesojnë dhe manipulojne në lidhje me pasuritë e republikes qe u takojne gjith banoreve të saj, denohen me burgim të perjetshem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg