U dhunua në azilin në Pejë, Ministri kosovar i Mbrojtjes viziton të moshuarën:  Nënat, ato që na edukuan! S’mund të harrojmë sakrificën dhe qëndresën e tyre

U dhunua në azilin në Pejë, Ministri kosovar i Mbrojtjes viziton të moshuarën:  Nënat, ato që na edukuan! S’mund të harrojmë sakrificën dhe qëndresën e tyre

Armend Mehaj takon Minire Nurën dhe fëmijët e saj, Gjakovë

KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka vizituar të moshuarën që u dhunua fizikisht në azilin  “Orenda” të Pejës. Mehaj tha ishte në Gjakovë ku takoi Minire  Nurën, ndërsa ka ndarë dhe foto në rrjetet sociale.

“Nënat e ushtarëve të UÇK-së, nënat tona janë më meritoret për lirinë e vendit. Janë ato që na edukuan, na rritën e gdhendën brenda nesh dashurinë për atdheun dhe kombin tonë. Ne ndjehemi borxhli ndaj shumë kujt, por borxhin më të madh ua kemi atyre”, shkruan Mehaj në Facebook.

Postimi i Plotë i Ministrit Mehaj në Facebook:

“Sonte ishim në Gjakovë, vizitë tek nëna Minire, e cila i dha kombit shqiptar djalin e saj, dëshmorin e lirisë, Taulant Nura.

Nënat e ushtarëve të UÇK-së, nënat tona janë më meritoret për lirinë e vendit. Janë ato që na edukuan, na rritën e gdhendën brenda nesh dashurinë për atdheun dhe kombin tonë. Ne ndjehemi borxhli ndaj shumë kujt, por borxhin më të madh ua kemi atyre.

Ne nuk guxojmë t'ia lejojmë vetes e as pasardhëve tanë që t'i harrojmë ato, të harrojmë sakrificën dhe qëndresën e tyre, e aq më pak nuk guxojmë as të mendojmë të mos t'i respektojmë. Kjo nuk na falet, këtë nuk guxojmë ta falim. Kujdesi i familjes nuk ka munguar asnjëherë për nënën Minire. Djali i saj, Taulanti iu bashkua UÇK-së qysh në moshën 17 vjeçare, ai nuk dallohej vetëm për nga mosha, por edhe për nga guximi i cili buronte thellë nga shpirti i tij.

Nëna Minire, ia fali djalin e saj atdheut i cili ra dëshmor, por fitoi zemrat e gjithë shqiptarëve, gjithashtu djemtë e ushtrisë sonë janë të gjithë si të ishin djemtë e saj, të gjithë ne do t'i gjendemi pranë sa herë që ka nevojë. Dëshmorët tanë nuk do t'i harrojmë asnjëherë, rrugës së tyre do të ecim gjithmonë. Lavdi!”

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kosovë, në azilin “Orenda” në qytetin e Pejës, ku një e moshuar u dhunua fizikisht nga 3 infermiere, që ishin të punësuara në shtëpinë e të moshuarve. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 29 tetor, ndërsa pamjet ku tregohej momenti i dhunimit të saj u bënë në rrjetet sociale më 2 nëntor. E moshuara shihej në pamje se goditej në fytyrë dhe më shqelma nga një infermiere e identifikuar si Aurona Pelaj.

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimi prej 30 ditësh për të treja ish- infermieret të cilat akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë sulmuar fizikisht të moshuarën në azilin “Orenda” në Pejë, të cili i është hequr licenca tashmë.  Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 08/11/2022 09:27

    Te lumte Minister!Vizitove Nenen e Deshmmorit qe poashtu Nene deshmori dhe te tyren,e cila nga nje sistem deshtimi,familje, shkolle dhe sistem shoqerore, ne edukim dhe formim te nje vajze, e cila torturon nje Nene qe mund te sihte edhe gjyshe e saja, sikur te ishte nje shtrige e rrezikshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka