U rrah barbarisht në berberhane, flet i dhunuari: Autorët të maskuar, s'i njoha! Policia akuzon biznesmenin Tur Koçeku si organizator! Pronar i disa bizneseve

TIRANE- Adriatik Roshi tha në dëshminë para hetuesve se nuk i ka njohur personat që e dhunuan teksa ndodhej në një berberhane në Tiranë, më 5 janar 2025 për shkak se ishin të maskuar. Policia i identifikoi të gjithë të përfshirët, të afërm të biznesmenit në kërkim Luçiano Koçeku, dhe 48-vjeçari thotë që drejtësia t’i shkojë deri në fund duke i arrestuar dhe dënuar.

Roshi dyshohet të ketë qenë i përfshirë në sherrin verën e kaluar në clubin Sin në Palasë, por para hetuesve ai nuk dha shpjegime për rrahjen masive që nisi vetëm e gabimisht u lagën me shampanjë gjatë performancës së këngëtarit grek Konstandinos Argiros.

Në këtë përleshje biznesmeni Koçeku mbeti i lënduar rëndë në kokë, e dyshohet që dhunën e Roshit në bërberhane në Tiranë, ta ketë organizuar si hakmarrje për sherrin e vjetër.

Biznesmeni nga Bulqiza Luçiano Koçeku vijon të jetë në kërkim, bashkë me vëllain dhe 2 pjesëtarë të tjerë të fisit, ndërsa nipi i tij Ledio Tusha u arrestua bashkë me Gani Koçekun. 

Në pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com dhe Report Tv që u bënë publike dje 8 janar u panë se 4 persona të maskuar dhe pajisur me sëpatë, e leva të cilët hyjnë brenda e godasin në pjesë të ndryshme të trupit Adriatik Roshin, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.

Biznesmeni Koçeku rezulton pronar i disa bizneseve. ‘Gav invest'  zotërues  100% i aksioneve, pronar i ‘Mazzo Bar lokal në Tiranë' zotërues i 100 % të aksioneve, 'Infinity group', zotërues 100% i aksioneve, S G D Energji', zotërues i 30% të aksioneve.

Njëri nga të arrestuatit është Ledjo Tusha, nipi i biznesmenit i cili rezulton administrator në subjektin 'Gav Invest'

Sherri në Palasë?

Më 25 gusht 2024, një sherr masiv shpërtheu në një lokal në Palasë ku këndonte këngëtari i njohur grek, Konstandinos Argiros, në të cilin mbetën të plagosur biznesmeni Tur Koçeku dhe Fatbardh Aliaj, 42 vjeç. Koçeku pësoi dëme të rënda në kokë. Sherri dyshohet se nisi për një të parë shtrembër dhe shpërthimin e shampanjës që lagi personat e gabuar. Në pamjet e sherrit dallohej që njëri prej tyre, Tur Koçeku, dhunohej barabarisht në tokë. Në atë kohë, policia shpalli në kërkim Xhoni Spahon, 28 vjeç, Genti Balecin, 49 vjeç, Fatmir Bejon, 30 vjeç dhe Klajdi Cerrin, 32 vjeç. Pjesë e sherrit dyshohet se ka qenë edhe Adriatik Roshi, i cili në atë kohë nuk u identifikua nga blutë.

Të arrestuar
Gani Koçeku 24 vjeç
Ledio Tusha 31 vjec
Në kërkim
Luçiano Koçeku
Tur Koçeku
Ronald Koçeku
Dino Koçeku
Gëzim Koçeku

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Top: 09/01/2025 15:19

    Kesaj i thone tamam tja besh kurrizin me te bute se barkun. Skishin lene kocke e brinje pa i thyer. E kishin shembur fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet

VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet