Katër ditë pasi u dhunua barbarisht me hekura nga pronari i një lokali, në të cilin po pinte kafe, sot ka humbur jetën 23-vjeçari Marsel Osmani që po merrte ndihmë mjekësore në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Siç bën të ditur policia, viktima është paraqitur në spital në gjendje shumë të rënduar për jetën, pasi ai ishte dhunuar barbarisht dhe ishte tërhequr zvarrë nga autori në zonën ku ishte godina e lokalit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 2 shtator në orët e mbrëmjes dhe 23-vjeçari u çua në spital, por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Sakaq, autori i kësaj ngjarje të rëndë është prangosur nga policia
Marsel Osmani kishte shkuar në lokalin e Olsi Zyberit, ndërsa pas një debati për motive të dobëta është rrahur barbarisht me hekur dhe me dru dhe më pas është tërhequr zvarrë dhe është hedhur në një kanal.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com