U dhunua nga policët në SHBA për 13 minuta, studenti italian bërtet dhe qan nga dhimbja! Nëna: Djali ka tentuar të vetëvritet 4 herë (VIDEO)

Videot e arrestimit të një studenti italian në Miami kanë tronditur opinionin publik në Itali. Duke e quajtur një tjetër rast si ai afrikano-amerikanit Floyd, familjarët e të riut italian akuzojnë oficerët amerikanë për tortura duke paralajmëruar se do të kërkojnë drejtësi ligjërisht. 

Kjo video ka tronditur opinionin publik në Itali, ku një student 25 vjeç Matteo Falcinelli shfaqet i lidhur këmbë e duar brenda stacionit të policisë së Miami në SHBA i arrestuar për 13 minuta. Video e publikuar nga familja dhe avokatët e tij, shfaq arrestimin e të riut në 25 shkurt në SHBA, ku ndodhej për studimet master për hoteleri në Universitetin Ndërkombëtar të Floridas.

I riu u arrestua teksa ndodhej një lokal striptizmi në Majami ku pasi kishte pirë dy koktej dhe refuzoi shërbimin e eskortës që ofronte club-i për 500 dollarë humbi dy celularët e tij ku kishte gjithçka, kartat e kreditit, kodet e llogarive bankare. Ai nisi një debat me pronarët e lokalit dhe kur del nga lokali gjen oficerët të thirrur për probleme që i riu kishte shkaktuar në klub. 

Ai kërkoi nga policia amerikane të merrte masat për rimarrë celularët por u arrestua për kundërshtim ndaj zyrtarit publik, kundërshtim të arrestit dhe shkelje të ligjit. La Repubblica përcjell detajet e historisë, ku familjarët duke kërkuar videot nga kamerat e trupit të policëve amerikanë ngrenë akuzat se Matteo është torturuar nga policia e Miami. Rasti paralelizohet me ngjarjen në Minneapolis me afrikano-amerikanin George Floyd, i cili më vonë vdiq nga asfiksia. 

Në këtë video, i riu është ulur nga policët me kokën në tokë dhe gjuri i një polici i shtyp fytyrën. Disa mediat italiane kanë publikuar videon e dhunës për 13 minuta kur i riu u lutet vazhdimisht të ndalnin dhe qante nga dhimbjet e forta. Ai u kërkonte vetëm të respektojnë të drejtat e tij.

Falcinelli u gjykua për rezistencë ndaj autoritetit policor dhe aktualisht është jashtë burgut pasi pranoi të kryente shërbimin e komunitetit për një periudhë të shkurtër kohe.

Nëna e tij tregoi se djali i saj, pas kësaj eksperience traumatike, ka tentuar të vriste veten katër herë dhe se zgjohe natën dhe bërtet njësoj si në momentin ku u torturua. Nëna e tij Vlasta Studenicova betohet se do të kërkojë drejtësi ndaj policisë së Miami për të dënuar përgjegjësit. Konsullata italiane në Miami duke iu drejtuar autoriteteve vendase dënoi trajtimin e dhunshëm ndaj studentit, ndërsa rasti po ndiqet nga afër edhe nga Ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 06/05/2024 23:24

    Policija amerikane ashte ba ma zi se ish policija e PPSH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme

Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme