U dorëhoq apo jo? Ja “hileja”
e Renzit, kaos te Pd-ja italiane

U dorëhoq apo jo? Ja “hileja”<br />e Renzit, kaos te Pd-ja italiane<br>
“Largohem nga drejtimi i Pd-së, është e detyrueshme të hapet një faqe e re”. Kryetari i forcës kryesore teë qendrës së majtë Matteo Renzi foli sot pas disfatës së pastër në zgjedhjet parlamentare. Por ai saktësoi menjëherë se do të qëndrojë në krye deri në krijimin e Parlamentit dhe të qeverisë së re.

Kjo do të thotë se do të jetë pikërisht ai që do të udhëheqë këshillimet në Presidencë. Renzi paralajmëroi: “Do të jemi në opozitë, Pd-ja nuk do të jetë kurrë partia-patericë e një qeverie me forca anti-sistem”. Ai shtoi më tej: “Nga Di Maio te Salvini na ndajnë tre elemente kyçe: anti-evropianizmi i tyre, anti-politika dhe urrejtja e tyre verbale që kanë përdorur ndaj militantëve tanë, kështu që nuk ka ansjë miklim, qeverinë tuaj bëjeni pa ne”.

Me pak fjalë kjo do të thotë se Renzi dorëhiqet, por se ky vendim do të mbetet i ngrirë deri sa të krijohet qeveria e re apo të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme. Aq sa në partinë e tij kanë shpërthyer pakënaqësitë, të cilat u shprehën nga veterani dhe kreu i grupit të Pd-së në Senat Luigi Zanda: "Vendimi i Renzit për të dhënë dorëheqjen, por duke e shtyrë datën e dorëheqjes është i pakuptimtë. Shërben vetëm që të humbasim ende kohë. Dorëhqeja e një lideri ëhstë diçka serioze, o jepet ose nuk jepet. Dhe kur vendoset që të jepen, jepen pa manovra. Kur Veltroni dhe Bersani dhanë dorëheqjen e bënë këtë dhe pikë. Një minutë pas kësaj nuk ishin më kryetarë partie”. I këtij mendimi ishte edhe një tjetër përfaqësuese historike e partisë, Anna Finocchiaro: "Dorëheqja jepet, nuk paralajmërohet”.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ 36 skuadra sot në fushë, spikat Tottenham - Roma! Në Stamboll ndeshje delikate për sigurinë

Europa League/ 36 skuadra sot në fushë, spikat Tottenham - Roma! Në Stamboll ndeshje delikate për sigurinë