U dënua me 10 vjet burg nga Gjykata, arrestohet pas një viti 38-vjeçari

U dënua me 10 vjet burg nga Gjykata, arrestohet pas një viti 38-vjeçari

Foto ilustruese

Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të dënuar me 10 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkëpunim.

pranga ka përfunduar shtetasi Fredi Isaraj, 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte i shpallur në kërkim rreth një vit më parë pas dënimit me 10 vjet burg.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor :

- Fredi (alias Alfred) Isaraj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.2383, të datës 20.09.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë