Sapo ka mbërritur në gjykatën e Fierit, nën masa të rrepta sigurie, 51-vjeçari Sokol Hoxha, i ekstraduar nga SHBA në gusht, vend ku qëndronte i fshehur prej 3 dekadash nën emrin Hysen Gashi.
51-vjeçari nga Patosi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Hektor dhe Ilirjan Banaj në vitin 1997 dhe me burgim të përjetshëm nga gjykata belge për vrasjen e Brunilda Dervishit, kërkon të përfitojë nga mekanizmat e së drejtës penale, sikundër është parashkrimi i dënimit.
Sipas nenit 68 të Kodit Penal, vendimi i dënimit me 15-25 burgim nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë formë të prerë kanë kaluar 20 vjet.
Hoxha u kap në Ohio në muajin maj falë bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, Belgjikë dhe SHBA, në kuadër të operacionit “Globi”, dhe u ekstradua në Shqipëri në datën 6 gusht. 51-vjeçari u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin me 25 vite burg, dhënë në mungesë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000.
Por, teksa kanë kaluar 26 vite nga mosekzekutimi i dënimit penal, Hoxha po kërkon shuarjen e dënimit.
Por ndërkohë, ndaj tij në Belgjikë rëndon dënimi me burg përjetë për vrasjen e Brunilda Dervishit, i dhënë me vendim të formës së prerë në vitin 2010.
Pas arrestimit të tij në SHBA, autoritetet shqiptare kanë nisur komunikimet me palën belge për transferimin e çështjes.
Lajm në përditësim…






Komente
Komento