Artan Myrtaj, 42-vjeçari që u ekzekutua në mes të qytetit të Sarandës paraditen e së dielës, del i skeduar edhe në një ngjarje tjetër kriminale. Më 18 korrik 2025, ai rezulton i arrestuar si i përfshirë në plagosjen e 2 personave, Gëzim Hajdaraj e Ernest Lame, pas një sherri për tokat në bregdet. Vetëm dy ditë pas plagosjes, ai u arrestua nga Policia e Sarandës i akuzuar për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”.


Lajmi kryesor:

Sarandë, ‘Tani i Rruzhdiut’ ekzekutohet sapo u ul për kafe, autorët me motor e skafandra, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për një plagosje në 2025-ën