Pasi u filmua duke blerë vota, SPAK ka nisur hetimin ndaj kandidatit për deputet të LSI-së në Tiranë, Elton Joka, pas publikimit të videos me përmbajtje korrupsioni dhe blerje votash. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kandidati për deputet, tashmë i shpallur në kërkim policor dhe nuk ka pranuar që të dëshmojë për rastin në polici dhe ka fikur telefonin.

I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka shfaqet në një video e cila është publikuar ditën e sotme, teksa i jep 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij.

I angazhuar personalisht në blerjen e votave, por gjithashtu rrjeti i njerëzve që punojnë për vota në këmbim të premtimeve për kandidatin e LSI zgjerohet në një tjetër video, ku një person i quajtur Edison Babo vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

Pavarësisht këtyre episodeve, opozita ka ngritur vazhdimisht akuza ndaj kundështarëve politikë të selisë rozë se po tentojnë te blejnë votat e qytetarëve, derisa në Elbasan mbi këtë dyshim, struktura për mbrojtjen e votës së PD-së vrau Pjerin Xhuvanin, mbështetës të Partisë Socialiste. Dhe akoma me skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Vetë Joka tha se gjithçka është e sajuar dhe e montuar. Joka shkruan se do të ndjekë çështjen ne mënyrë ligjore.

VIDEO Eltjon Joka duke blere vota

1619190541_joka.jpg

Eltjon Joka