ITALI- Një vjedhje e kryer me datë 18 tetor në Madonna del Bosco ka çuar në pranga dy shqiptarë në Itali.
Dy shqiptarët e identifikuar si A.P. 33 vjeç dhe E.P, 29 vjeç, grabitën tre telefona, bizhuteri dhe një shumë të konsiderushme në banesë, e cila në momentin e ngjarjes ishte bosh.
Ata u zbuluan nga kamerat e sigurisë, që pronari kishte instaluar në banesë pasi kishin hyrë në shtëpi të pa maskuar. Policia nisi menjëherë hetimet pasi mori pamjet, duke identifikuar dhe arrestuar autorët.
Pasi u ndaluan dhe u ballafaquan me provat, shqiptarët pranuan grabitjen, ndërkohë që autoritetet italiane dyshojnë se janë të përfshirë edhe në grabitje të tjera.
Duke i quajtur keta "skiftera" ta dini qe eshte ofendim per skifterat.
Përgjigju