Tiranë- Mbahet mesha e parë e Kryepeshkopit të fronëzuar Joan në Tiranë.

Qindra besimtarë morën pjesë në këtë ceremoni në Katedralen e Kishës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet.

Mesha u mbajt në gjuhën shqipe dhe u shoqërua nga kori i kishës.

Kjo ceremoni vjen një ditë pasi u zhvillua po në këtë kishë edhe ceremonia e fronëzimit të kryepeshkopit të ri, Joanit.

Klerikë nga e gjithë bota dhe krerët më të lartë të shtetit, ndoqën ceremoninë bashkë me dy ministra grekë.

Fortlumturia e tij u angazhua për të forcuar unitetin brenda Kishës Ortodokse Shqiptare, e bëri thirrje që vendi të duhet e të mos braktiset.

“Do forcoj unitetin e Kishës, mos braktisini vendin”, ishte mesazhi i kryepeshkopit Joan pas fronëzimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:26
Imzot Joani bën nderime në varrin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas (FOTO)

1743341265_WhatsAppImage20250330at14.57.03.jpeg

Kryepeshkopi i ri, Imzot Joani dhe Sinodi i Shenjtë bënë nderime në varrin e kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos, i varrosur brenda ambienteve të Kishës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë u përcoll për në banesën e fundit më 30 Janar në një ceremoni solemne, ku morën pjesë primatë të kishave simotra të Shqipërisë në të gjithë botën, si edhe me pjesëmarrjen e krerëve të shtetit shqiptar dhe liderë politikë të Greqisë.

Më herët, ditën e sotme, Kryepeshkopi i ri mbajti edhe meshën e parë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet. Një ditë më parë, u zhvillua edhe ceremonia e fronëzimit të tij.