U fsheh në makinën e Mark Frrokut për t'i shpëtuar policisë/ Kush është Bardhok Pllanaj 'Kumbari' i Shkodrës i arrestuar sot 

U fsheh në makinën e Mark Frrokut për t'i shpëtuar policisë/ Kush është Bardhok Pllanaj 'Kumbari' i Shkodrës i arrestuar sot 

Biznesmeni shkodran Bardhok Pllanaj

I arrestuari i sotëm në Shkodër, biznesmeni Bardhok Pllanaj është një emër i njohur për policinë. 4 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ngjarje kjo e cila trazoi politikën katër vite më parë si një skandal i përmasave të mëdha, por që Frroku e mohoi një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ishte raporti i oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut ku shkruhet se i dyshuari në survejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin "Audi" në pronësi të deputetit. 44-vjeçari ishte në kërkim policor në 2014-ën i dyshuar për trafik droge.  

I njohur ndryshe si "Kumbari" i Shkodrës, Pllaja mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka i trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj.

Në momentin kur policia u vu në ndjekje të tij, Pllanaj gjeti strehë në automjetin "Audi" të ish-deputetit Mark Frroku. Ky i fundit, duke përfituar nga imuniteti si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nuk lejoi kontrollin e makinës nga policia, brenda të cilës ndodhej pikërisht Bardhok Pllanaj. 

Këtë të hënë policia e Shkodrës vuri në pranga 44-vjeçarin Bardhok Pllanaj për 3 akuza: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Disa orë më pas, policia e arrestoi 44-vjeçarin, pasi dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndertimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia