ELBASAN - Një person i ka shpëtuar vrasjes mesditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 në lokalin ‘Art Cofee Bistro’ në hyrje të qytetit në lagjen 'Emin Matraxhiu'.

Nga pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale shihet shënjestra e atentatit Ermir Kërtezi fillimisht ka qenë brenda ambienteve të lokalit, ku qëndron për disa momente, teksa më pas është ngritur dhe ka dalë jashtë.

Mirëpo, lëvizjet e tij duket se ndiqeshin nga një tjetër person, i cili në ato momente ndodhej pikërisht në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një gruaje. Menjëherë pasi Kërtezi çohet nga tavolina dhe largohet për të folur në telefon, autori ngrihet dhe del pas tij me armë.

Gjithçka ndodh në pak sekonda, ndërsa ajo që duhet se ndryshoi dhe parandaloi këtë tragjedi ka qenë reagimi i menjëhershëm i ‘shënjestërs’ që ka arritur të reagojë në kohë dhe të largohet me shpejtësi nga vendi. Po ashtu burime bëjnë me dije se autorit iu bllokua dhe pistoleta.

Pas ngjarjes autori u largua, por arratisja i zgjati pak, pasi u arestua nga uniformat blu. Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Lokali ku ka ndodhur ngjarja "Art Cofee Bistro" është në pronësi të kompanise "GE-OL" SHPK me pronar Olsi Palluqin. GE-OL SHPK ka qenë një prej subjekteve të kontrolluara nga SPAK në kuader të operacionit që goditi grupin e pastrimit te parave me emra si Eldi Dizdari, Dritan Gjika apo Shpëtim Aliu.

Lajm në përditësim…