Një 60-vjeçare është arrestuar në Durrës, pas një aksidenti me pasojë vdekjen e bashkëmoshatares së saj.
Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetësia M. K., banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, duke drejtuar mjetin tip "Lancia" në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P.
Si pasoje e aksidentit ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe. Ndërkohë që u procedua penalisht edhe shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë.