Një pushues nga Kosova është shpëtuar nga mbytja mesditën e sotme në Shëngjin.

Bëhet me dije se 40-vjeçari Ded Perndoka u fut në det për t'u larë, por rrezikoi të mbytje, ndërsa në ndihmë i shkoi policia kufitare Shëngjin.

Fatmirësisht ai u nxor në breg në kohë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.