U fut në listën e zezë nga Rama,
reagon Doktor Mentor Petrela

U fut në listën e zezë nga Rama,<br />reagon Doktor Mentor Petrela
Mentor Petrela, i denoncuar nga qytetarët tek Rama, i cili e përfshiu atë në “listën e zezë” problematike të administratës, ka reaguar  duke u shprehur se shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit.
 
Duke cituar Volterin, ai shkruan se barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therë kur ti vijë qejfi madje juridikisht, ndersa ben edhe nje krahasim me sistemin komunist.
 
Në historinë e familjes pas ardhjes së komunistëve në ’44 gjyshërit, klasa e përmbysur e përjetuan me etiketa të varura në qafë “gjakpirës të popullit” me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, kështu qe kjo e sotmja me duket lule.
 
Ajo qe me shqetesoi eshte mentaliteti i skuadronit i Saint Just” Mbreti duhet te gjykohet si armik
” shkruan ndër të tjera ai për Panorama.
 
Profesor Mentor Petrela është Shefi i Neurokirurgjisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, ndërsa u zgjodh në 2014 ndër 100 neurokirurgët më të mirë të botë.
 
Neurokirurgu  është denoncuar nga qytetarët dhe ishte pjesë e listës me 100 zyrtarët në administratë dhe sistemin e drejtësisë që kanë abuzuar.

Reagimi i Mentor Petreles
Populizmi eshte nje menyre cinike per te luajtur me zemerimin e nje mase amorfe qe e perkedhelin me emrin popull qe jo rralle eshte perdorur per te hequr qafe eliten”uzurpatore”.
 
Shkaku eshte urrejtja e perjetshme dhe zilia ndaj talentit.Per te evituar gomarllekun me te cilin ky populizem ushqehet me mjetet e sotme te komunikimit influencuar dhe nga “Bota eshte e sheshte” e Thomas Friedman i kam refuzuar keto mjete.
 
Sot e gjej vehten i korruptuar. “virgo et incorrupta “paradox i skuadronit FB.Volteri ne letren drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”…barbaria po behet e padurueshme nga heshtja jone, neser ajo do te na there kur ti vije qejfi madje juridikisht”
 
Ne historine e familjes pas ardhjes se komunisteve ne ’44 gjysherit, klasa e permbysur e perjetuan me etiketa te varura ne qafe “gjakpires te popullit” me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, keshtu qe kjo e sotmja me duket lule.
 
Ajo qe me shqetesoi eshte mentaliteti i skuadronit i Saint Just” Mbreti duhet te gjykohet si armik”.
 
Jetojme ne demokraci, disa “realiste” jane pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebes, harrojne se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracine e shtetit e perkufizon “perbindshi i ftohte”.
 
Skuadra FB kurre nuk do te kete shansin te degjoje korin e se vertetes qe i drejtohet Eteoklit ne Shtate kunder Tebes “Ti nuk do te quhesh nje i poshter sepse jetove me arritje”



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë