Një helmetë zhytëse, që dyshohet se daton që prej Luftës së Dytë Botërore, është gjetur mesditën e sotme në Karaburun të Vlorës.

Helmeta u gjet nga Endrit Gjomemetaj, një zhytës i cili u fut në ujë për të kapur oktapodë, por hasi në helmetën zhytëse.

Gjomemetaj është zhytës prej 10 vitesh dhe kjo është hera e parë që ai gjen një objekt të tillë.

Në një lidhje telefonike për "Report TV", Gjomemetaj thotë se e gjeti atë në një thellësi 35 metra dhe se e ndeshi rastësisht, ndërsa po kërkonte oktapod.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Gjeti helmetën zhytëse që daton prej Luftës së Dytë Botërore, i riu: E gjeta rastësisht duke 'ndjekur' oktapodin

Në një lidhje telefonike për "Report TV", Gjomemetaj thotë se e gjeti atë në një thellësi 35 metra dhe se e ndeshi rastësisht, ndërsa po kërkonte oktapod.

"E gjeta rastësisht, bëra një zhytja në Karaburun për oktapod dhe rastësisht e gjeta, e kuptova që ishte diçka antike. Ishte baltë dhe pashë pjesën e xhamit sepse reflektoi dhe iu afrova. Aty provova ta nxirrja, e pashë që ishte e madhe, peshon diku te 11 apo 12 kilogramë. U zhyta në 35 metra thellësi, zakonisht zhytem deri në 25 metra, por nuk po gjeja oktapod dhe duke 'ndjekur' oktapodin, u rastisa me këtë", tha ai.