Kujtim Kovaçi, 28 vjeç dhe Elton Koçi 19 vjeç, u arrestuan nga blutë e Durrësit pasi akuzohen se kanë vjedhur një elektromotor në një banesë dhe vegla pune në një objekt në restaurim, më 14 dhe 15 janar.
Ndërkohë në pranga ra edhe Gazmend Dauti 54-vjeç i cili kishte blerë disa nga veglat e vjedhura
‘Këta shtetas, më datë 14 janar 2024, kanë vjedhur një elektromotor, në një banesë në lagjen nr. 11, ndërsa 1 ditë më pas, kanë vjedhur vegla pune me vlerë rreth 200 000 lekë, në një objekt që po restaurohej, në lagjen nr. 4.’- njofton policia.
Nga verifikimet rezultoi se 28-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.