VIDEO që tronditi Lezhën/ Mësynë në lokal të armatosur e me maska, zbulohen 3 personat! Njëri prej tyre nipi i deputetit, Rrahman Rraja! I arrestuar më parë për trafik droge

Tre të rinj janë shpallur në kërkim në Lezhë, mes tyre edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahaman Rrajës, pasi u futën në një lokal në Zejmen, të armatosur dhe të maskuar duke kryer kontroll për kartat e identitetit mbi klientët, pasi po kërkonin kushëririn e pronarit të lokalit  me të cilin kishin një sherr.

Në kërkim janë shpallur, Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, si dhe Ramazan Rraja, 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë.

Pas ngjarjes që tronditi Lezhën, të rinjtë janë larguar jashtë vendit dhe sipas mediave dyshohet se janë larguar në Dubai. Të tre janë me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Ndërkohë në një reagim për mediat Ramazan rraja ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e Lezhës, pasi ai ka qenë në një sebep familjar atë ditë. Ai ka thënë se nëse autoritet shqiptare kanë një provë ndaj tij, është i gatshëm të përballet me drejtësinë, duke pranuar edhe burgim të përjetshëm.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm, ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit Ani Kolës, dhe një miku të tre të rinjve, Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozit dhe Roan Brahimit. Report tv mëson se dyshohet se mes ‘grupeve rivale’ të rinjve, ka pasur konflikt për prishje të pazareve të drogës.

Për të ‘mbyllur hesapet’ tre të rinjtë e armatosur, kanë shkuar në lokalin e Ani Kolës dhe kanë kërkuar kushëririn e tij, shtetasin L.M (K), i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin Gj.J, mik i tre autorëve. Shtetasi L. M.(K), në momentet e ngjarjes nuk ka qenë në ambientet e lokalit.

Si ndodhi ngjarja: Tre persona të maskuar e të armatosur ‘gjer në dhëmbë’, u futën mbrëmjen e 13 nëntorit në mënyrë të befasishme në një lokal në Zejmen, ku kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit. Policia e Lezhës, reagoi për ngjarjen 7 ditë me vonesë, kohë kjo e mjaftueshme që autorët të largohen jashtë vendit, megjithëse video ishte bërë publike edhe në media. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por shqetësues mbetet fakti që tre të armatosur mund të lëvizin e futen lirisht brenda çdo ambienti.

Asnjë i arrestuar deri tani nuk është për ngjarjen, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe pronari i lokalit Ani Kola si dhe shtetasit F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për veprën penale "Moskallëzim i krimit ", kryer në bashkëpunim. 

 

VIDEO-Momenti ku futen ne lokal

1638786142_page.jpg

 

Alesio Dobrozi dhe Ramazan Rraja

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:28
'Far West' në qytet, kush janë 3 'kaubojsat' e Lezhës! Të përshirë në trafik droge, dhunë, grabitje, armëmbajtje...

Ramazan Rraja duke dhunuar një vajzë dhe drogë e sekuestruar nga operacioni ku ai u arrestua

3 personat që u shpallën në kërkim nga policia e Lezhës për ngjarjen e rëndë të ndodhur më shumë se 2 javë më parë, kur hynë në një lokal me qetësi, të maskuar dhe të armatosur gjer në dhëmbë, me shumë mundësi për të vrarë dikë, janë emra të njohur të institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri por edhe në Evropë.

I pari është më i njohur nga të gjithë, Ramazan Rraja. Ai u arrestua në dhjetor 2020 nga një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e bandës së kokainës, si drejtues i një grupi trafikantësh.  Në muajin gusht të 2020, Ramazan Rraja u shfaq në një video duke goditur në mënyrë shtazarake një vajzë pranë ambienteve të QSUT.

Roan Brahimi është arrestuar më parë në 16 Maj të vitit 2018 në Lezhë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura. Sipas policisë tre vite më parë i gjetën një armë zjarri pistoletë “Bereta” me një krehër me 15 fishekë,  14.600 Euro dhe një sasi bizhuterish. Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip “Lancia” që drejtohej nga Brahimi.  Alesio Dobrozi është i treti i shpallur në kërkim. Ai rezulton i dënuar në 2019 nga drejtësia italiane për vjedhje dhe grabitje

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dubai: 06/12/2021 23:06

    Tashi thone kane ik ne Dubai! U bo dubai bomb automike... Vec kur te shpertheje ndonje dite! Atje jane te gjithe grupet, te gjithe kundershtaret, Gjithe kriminela , trafikant, femrat shqiptare.. Prite kur te plasi, se ka ra qetsi Dubai sa se njohnin shqiptaret, Ato se kuptojne qe seshte ne i sigurte Dubai me ato Qe kane depertu ne ate vend, qe jane te gjithe llum!

    Përgjigju
  • Beni: 06/12/2021 18:03

    Po si skeni turp I keni pase ne kerkim ka 10 vjet Dhe tashi pasi bejne ngjarjen e rradhes I nxirrni prap ne kerkim!!! Ju jeni plera , talleni popullin, Luani me pushtetin dhe lekun, nuk zbatoni asnje ligj, Thjesht e keni bere si biznes privat, vrasje me pagese , rrahje, Droge, prostitucion, grabitje, gjobevenie.. No problem, mjafton te paguash faturen, Je ok me policine e prokurorine e gjykaten. Uroj ta pesoni tek vetja .. ta ndjeni dhimbjen qe po i shkaktoni njerezve te shkrete te pa fajshem dhe te pa fuqishem kundrejte krimit, qe besojne ne cdo situate te keqe te gjejne Drejtesi dhe qetesi te institucionet ligj-zbatuese..

    Përgjigju
    • Fiks: 06/12/2021 22:06

      Une se kuptoj pse zgjateni mor te degjeneruar, mire e ka beni, A i kapet prova keni plot Pse i zvarrisni dosjet, gjykojini brenda dites Futini sipas ligjit 20 vjet ne kafaz dhe mbyllet dosja. O plera, pse i mbani te lire, kur vret live me kamera, Kur perdhunon live, kur rreg e dhunon me dhjetra njerez me kamera e me fakte e me denoncime!!! Pse i mbani te lire , por si mbyllni brenda dites. I mbani nga 20 vjet nen hetim, pasi te vrasin 100 vete.. Derisa i vrasin dhe kto dhe nderkohe jane vrare shume te pafajshem dhe eshte terrorizu njerzia..

  • Cubel breca: 06/12/2021 14:23

    Po mir qe na tregoni kriminelat,por emra zyrtaresh pse?????????????????????? Sot ne kete koh ste pyet femija no nipi.

    Përgjigju
  • Altin: 06/12/2021 11:07

    jane ndrru te gjithe shefat ne lezhe se gjoja po bahet me mire, ka ik situata fare jan te gjith me arm e polict i ka kap frika. Degjenerim komplet

    Përgjigju
  • TANI: 06/12/2021 10:03

    BRAVO POLICIA QE IDENTIFIKOJ BRAVO KAPINI KETA BANDITET SE I BEN MIRE PAK BURG KTYRE PO HE......ZBUTEN SI PULAT

    Përgjigju
    • C'far burgu mo: 06/12/2021 10:18

      Keto as nuk do ndalohen ndonjeher , ceshtja do mbyllet per dy jav

  • Grupi: 06/12/2021 09:51

    Sikur keto akuza te qendrojne deri ne fund te gjykimit atehere Rrajat dhe plehrat e tjera si keta do e shohin mire gangesterllekun, por frika eshte se keto akuza si gjithmone do te zbehen. Nuk kemi as prokurore trima dhe as patriote, por vetem delenxhinj te koruptuar qe rrojne me frike.

    Përgjigju
    • E beri ne breke: 06/12/2021 10:19

      Po te kishim prokurore e gjykates trima sic thua ti, Kruja, Elbasani do vashdonin akoma zanatin e "shtyrjes se fucive nga mbrapa". Po ne kete kohe na dalkan me gangsteret. Arma te ben te te duket bilja e madhe.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim