FIER- Portokalle Yzeriraj 49-vjeçe është arrestuare nga policia e Fierit, ndërsa bashkëshorti i saj Daniel (Sokol, Kristo) Yzeiraj, 51-vjeç është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.
Sipas policisë në banesën e këtyre shtetasve në fshatin Kreshpan, policia gjeti dhe asgjësoi 182 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të mbjellë në kubikë.
Gjithashtu, në banesën e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu që mbahej pa leje.
Policia thotë se po vijon puna për kapjen e Daniel Yzeirajt. Ky i fundit rezulton me precedent të mëparshëm kriminal, pasi në 2018 është arrestuar me drogë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.