U gjet e vdekur poshtë urës së ‘Dajlanit’, policia e Durrësit: U vra me thikë, shoqërohen 17 persona  

U gjet e vdekur poshtë urës së ‘Dajlanit’, policia e Durrësit: U vra me thikë, shoqërohen 17 persona  

1690880903_policia.png

Policia e Durrësit ka sjellë komunikatën sa i takon rastit të 32-vjeçares që u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit në Durrës. Policia njofton se e viktima është vrarë me thikë ndërsa janë shoqëruar 17 persona që dyshohet se kanë dijeni. Deri më tani dimë se e viktima banonte në Sukth.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion shtesë

Në lidhje me një informacion të dhënë paraditen e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë se:

Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja L. P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij.


Lajmi kryesor:

EMRI/ Vritet 32-vjeçarja në Durrës, trupi i pajetë u gjet poshtë urës së ‘Dajlanit’! Burime: Dyshohet se është përdhunuar! 17 të shoqëruar


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat