U gjet i masakruar me thikë gjysmë i zhveshur, mediat italiane për vrasjen e Bledar Dedjas: Kishte lidhje homoseksuale, gruaja punësoi dedektiv

U gjet i masakruar me thikë gjysmë i zhveshur, mediat italiane për vrasjen e Bledar Dedjas: Kishte lidhje homoseksuale, gruaja punësoi dedektiv

Bledar Dedja

Lidhjet homoseksuale të 39-vjeçarit dyshohet se janë shkak i vrasjes së Bledar Dedjas, të riut shqiptar që u vra rreth një javë më parë në pyllin e Paderno del Grappa në Itali.

Kjo është pista në të cilën janë fokusuar hetuesit, të cilët zbulimin e misterit të vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar, i cili raportohet se bënte një jetë të dyfishtë, shkruan media italiane Il Gazzettino.

Gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat gjithashtu disa vite më parë pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.

Marrëdhënia e tyre ishte ftohur edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur t’i jepte fund, ndoshta për të shmangur pasojat për dy fëmijët e tyre të vegjël.

Hetuesit janë fokusuar në rrethin e njohjeve të kopshtarit shqiptar, po shqyrtojnë bisedat e tij, profilet në rrjetet sociale, tabulatet e telefonit por edhe klubet ​​që ai frekuentonte.

Karabinierët kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, duke përfshirë miqtë dhe të afërmit e viktimës, i cili u godit me thikë të shtunën pasdite në pyllin e Paderno del Grappa dhe u gjet mëngjesin e së dielës (21 Janar) nga një mik i tij me të cilin kishte lënë një takim për të shkuar për peshkim.

39-vjeçarit u gjet me pantallona dhe të brendshme të hequra. Vendndodhja e krimit është një vend i frekuentuar për takime romantike dhe mënyra se si ai u godit me mbi 20 herë me thikë (përfshirë atë fatale në mushkëri) çuan menjëherë në dyshimin për një krim pasioni.

Për të zgjidhur misterin, hetuesit kanë kqyrur kamerat e sigurisë punlike dhe private që po ekzaminohen. Pamjetmund të jenë vendimtare për të kuptuar se me kë po takohej Dedja.

Hetuesit besojnë se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Dhe se pikërisht në ato momente intime është sulmuar nga pas nga një person tjetër për çështje nderi.

S.S/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 29/01/2024 07:40

    Dhe keta kavajsit mbahen me nam per ti rene bythes Ka qene nje proverb i vjeter elbasanas per kavajsit

    Përgjigju
    • nediri: 29/01/2024 08:36

      Pse ofendon njerezit kur nuk e din nga eshte personi_

  • Or tej: 28/01/2024 23:38

    Ky i bie te ishte biseksual dhe jo homoseksual or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja