I riu i cili u gjet i mbytur dhe me dëmtime në kokë, një ditë më parë në Vlorë është identifikuar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për 22 vjeçarin nga Fieri, banues në Tiranë, Sokol Shytre.

I riu kishte në gishtin e dorës dhe në kyçin e dorës së majtë tatuazhë, shenja këto që ndihmuan në identifikimin e të riut.

Sakaq, në përfundim të ekspertizës mjekoligjore, të riut i janë konstatuar disa hematoma në kokë duke ngritur dyshime për dhunë të ushtruar ndaj tij para se të hidhej në det, por nuk përjashtohet mundësia që këto hematoma t’i jenë shkaktuar nga përplasja në ndonjë shkëmb. 

I riu u gjet i pajetë një ditë më parë në afërsi të Petroliferës, në Vlorë.

Tatuazhi në dorën e viktimës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:40
FOTO/ Kush është i riu nga Fieri që u gjet i mbytur në Vlorë

Ky është i riu që u gjet i mbytur një ditë më parë në Vlorë. Report Tv ka siguruar foton e 22-vjeçarit Sokol Shytre nga Fieri, banues në Tiranë.

I riu kishte në gishtin e dorës së majtë një tatuazh. Edhe në kyçin e dorës 22-vjeçari kishte një tatuazh, shenja këto që ndihmuan në identifikimin e të riut.