Nuk tregoi për vdekjen e shokut nga mbidoza, por e hodhi në përrua, lihet në burg 47-vjeçari: Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin, vetë flija nga dhoma tjetër

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë  “arrest në burg” për 47 vjeçarin Majdiel Husa, i cili akuzohet se nuk kallëzoi në polici vdekjen e shokut të tij, Elton Tahiri nga mbidoza. Sipas prokurorisë, Husa akuzohet për veprën penale veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

47 vjeçari ka deklaruar se me Tahirin ishin njohur në komisariatin e Rinasit, më datë 1 shkurt kur ishin kthyer deportiv nga Gjermania. Ai thotë se pasi kanë dalë nga komisariati, kanë shkuar në shtëpinë e tij në Laprakë, ku kanë konsumuar drogë të llojit kokainë dhe heroinë. Husa ka deklaruar se Elton Tahiri kishte injektuar shumë drogë në trup dhe u bënë keq dhe më pas u shktrinë për të fjetur, por Eltoni nuk u zgjua më kurrë. Ajo që është më e rëndë është se Husa ka mbajtur trupin e pajetë të Tahirit për 10 ditë në shtëpi dhe më pas nga frika e ka marrë dhe e ka hedhur në përrua.

"Bashkë me ne ishte edhe një shoku i Eltonit. Pritëm njëri-tjetrin deri sa dolëm nga komisariati dhe të tre bashkë shkuam në shtëpinë time në Laprakë pasi unë jetoj i vetëm. Gjatë rrugës blemë kokainë dhe heroinë nga një i njohuri im.

Eltoni injektoi shumë në trup dhe u bë keq. E solla në vete për një moment dhe më pas u shtrimë për të fjetur. Kur jam zgjuar të nesërmen shkoj tek dhoma e gjumit ku pash vetëm Eltonin duke fjetur akoma ndërkohë që shoku i tij kishte shkruajtur një letër ku thoshte: "Siç duket Eltoni do flerë dhe ca. Unë po shkoj tek familja ime meqë po më presin dhe pastaj do kthehem prap".

Më ka habitur që Bledari e kishte lënë Eltonin vetëm pasi ai e konsideronte si vëlla.

Unë kam dal nga banesa kam takuar një shok. Kam blerë sërish drogë dhe kam shkuar në shtëpi. Pash që Eltoni flinte dhe kam takuar një shokun tim dhe i kam thënë "kur do ikë ky se më ka zënë derën". Kam dal sërish dhe kur kam shkuar në shtëpi kam parë që Eltoni nuk merrte frymë.

Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin. Unë flija nga dhoma tjetër. Mbrëmjen e 12 shkurtit kam marrë me qira një makinë dhe trupin e Eltonit e çova në Bërxullë. Të nesërmen pashë lajmet që raportonin për gjetjen e tij dhe mendova "policia do e shohë që ka vdekur nga mbidoza dhe nuk do merren me mua". Kisha frikë të tregoja", ka treguar Husa. 

Elton Tahiri u gjet i vdekur më 13 shkurt në Bërxullë, një ditë pasi shoku i tij e hodhi pranë përroit të Limuthit pasi kishte frikë se mos fajësohej për vrasjen e tij. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Hodhi në përrua shokun që i vdiq nga mbidoza, kush është Majdiel Husa, në 2018 u burgos pasi përndiqte ish të dashurën

1677323673_MADJUL.jpg

Majdiel Husa nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2018, ai ka qenë në gjyq me akuzën se ka përndjekur ish të dashurën. Ka qenë kjo e fundit së bashku me familjen që ka bërë denoncimin, e ndërsa  Husa e mohonte që e ka përndjekur. Ai thoshte se familja e vajzës e ka denoncuar për shkak se ishte kundër lidhjes së tyre, pasi kishin diferencë në moshë rreth 20 vjet. Fillimisht Majdieli u arrestua, më pas gjykata e la në arrest shtëpie për gati dy muaj, për t’u arrestuar sërish. Në fund, gjykata e dënoi me 2 vite burg.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sjsjdsj: 25/02/2023 17:21

    Koqinistat e mutit pse svdiqet te tre

    Përgjigju
  • Scutari: 25/02/2023 14:23

    Asgjë nuk ka bërë përderisa ka qenë edhe ky i droguar! Droga të shkëput nga realiteti! Prokurorët duhet t'a dinë këtë ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë